Ish-mbrojtësi i Italisë, Juventusit, Fenerbahçes dhe Milanit, Leonardo Bonucci, ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli me një video prekëse ku përshkruhej karriera e tij.
Qendërmbrojtësi mbushi 37 vjeç në fillim të këtij muaji dhe kontrata e tij me Fenerbahce përfundon këtë verë.
Ai kishte shpresuar të luante për Italinë në EURO 2024, por mes Union Berlin dhe Fenerbahce nuk arriti të merrte kohë të mjaftueshme për të fituar një ftesë të Luciano Spalettit.
Tani ai ka publikuar një video në rrjetet sociale ku tregon disa nga momentet kryesore të karrierës së tij dhe po përgatitet për atë që do të vijë më pas.
Në karrierën e tij, mbrojtësi fitoi Kampionatin Evropian me Italinë, nëntë tituj të Serie, pesë trofe të Kupës së Italisë dhe pesë Superkupa të Italisë./Telegrafi/