Leona Lewis ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, vajzën e quajtur Carmel Allegra.
Këngëtarja, 37 vjeçe, zbuloi lajmin e lumtur përmes faqes së saj në Instagram të martën në mbrëmje (2 gusht), duke postuar një foto të adhurueshme me të bijën pasi e mirëpriti në botë më 22 korrik.
Fituesja e X Factor dhe bashkëshorti i saj, balerini dhe koreografi Dennis Jauch, 34 vjeç, i vendosën duart butësisht mbi të porsalindurin në imazhin e ëmbël.
“Dhe më pas ishin tre. Carmel Allegra jonë e vogël mbërriti më 22.7.22”, ka shkruar Leona në mbishkrimin e fotos, shkruan DailyMail.
Krijuesja e hitit “Bleeding Love” gjithashtu postoi në InstaStory një foto tjetër të vajzës së saj së bashku me një ‘emoji‘ me zemër të bardhë.
Carmel dukej e adhurueshme me një ngjyrë rozë të lehtë, ndërsa Leona kishte një këmishë të bardhë pambuku me kopsa.
Këngëtarja dhe bashkëshorti i saj – me të cilin u martua në vitin 2019 pas gati 10 vitesh lidhje – njoftuan se po prisnin një fëmijë përmes Instagramit në mars.
Leona ka qenë aktive gjatë gjithë shtatzënisë dhe është parë shpesh duke kryer punë në Los Angeles me të dashurin e saj, i cili është bashkëthemelues dhe drejtor kreativ në “No Ceilings Entertainment”.
Dyshja madje dolën së bashku për drekë një ditë para ardhjes së foshnjës së tyre.
Fituesja e X Factor u martua me Denisin në një ceremoni luksoze në Toskanë të Italisë, në vitin 2019.
Në nëntor 2018, Leona e njohur si një person privat zbuloi se ishte fejuar me dashurinë e saj duke treguar një foto të unazës së saj me diamant ndërsa ishte në pushime në San Juan. /Telegrafi/