Dy rap-artistët e rinj, Leon dhe Albioni kanë prezantuar për publikun këngën e tyre më të re.
“Panamera” mban titullin kënga më e re e dy rap-artistëve me prejardhje nga Ferizaji.
Driton Kamenica është kujdesur për incizimin, miksimin si dhe masteringun e kësaj kënge.
Ndërkohë, klipi i këngës i është besuar regjisorit Fat Shehu.
Lion dhe Albioni janë dy emra të rinj në muzikën hip-hop, të cilët synojnë të bëhen emra të suksesshëm të tregut vendor.
“Panamera” është pritur me komente pozitive nga komentuesit e shumtë në YouTube. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=2OPX5h6LFQ4