Telegrafi

Leon Dajaku mund të përfundojë në janar te Kolni, klubet gjermane në bisedime

Leon Dajaku (FC Bayern Munich/Twitter)

Klubi gjerman, Koln, ka filluar të punojë që të ofroj disa emra në skuadër, për të qenë më mirë në stinorin pranveror. 

Ata kanë nisur bisedimet me kampionët e Gjermanisë, Bayern Munich për huazimin e dy talentëve, Joshua Zirkzee dhe Leon Dajaku.

Lajmi konfirmohet nga GOAL Deutschland dhe SPOX, ku sipas tyre, minutat e pakët këtë vit, mund të bëjnë që dyshja të mendojë largimin.

Bayern Munich këtë vit ka angazhuar emra si Leroy Sane, Douglas Costa dhe Eric Maxim Choupo-Moting dhe konkurrenca në ofensivë është rritur ndjeshëm.

Leon Dajakun, që ka prejardhje nga Kosova gjatë afatit kalimtar veror, ka pasur oferta nga klube në Ligën Premier dhe Serie A, por që në fund nuk u arrit marrëveshje.

Kjo pasi Dajaku ishte i hapur vetëm për një huazim të thjeshtë një vjeçar, pasi sipas SPOX Redaktion, ai është i bindur në kualitet e tij dhe dëshiron ta dëshmojë vetën në “Allianz Arena.

Koln në anën tjetër ka nevojë për lojtarë sulmues pasi ka sulmin e tretë m të dobët në Bundesliga, ndërsa emra si Anthony Modeste, Sebastian Andersson dhe Florian Kainz janë të dëmtuar. /Telegrafi/