Site icon Telegrafi

Leo – një emër i ri në estradë, klipin e tij të ri e promovon edhe ‘Time Square’ në New York

Leo, është një artist i ri i ri shqiptar, i cili është në përgatitje të një kënge të re për tregun ndërkombëtar.

“What I like” titullohet kënga e re, të cilën ai e ka realizuar edhe me klip.

Leo, emri i vërtetë i të cilit është Leonard, tenton që me këtë këngë sado pak të bëjë emër në tregun e huaj.

Dhe për t’ia arritur këtij qëllimi, ai ka investuar mjaft, pasi reklama e klipit të tij më të ri, është ndër të rrallat e shqiptarëve që ka zënë vend në “Time Square” të New Yorkut.

Nga kjo video në fjalë, shihet se një nga ekranet e mëdha pikërisht atje po promovon dhe paralajmëron lansimin e klipit të ri “What I like” nga Leo.

Klipi i kësaj kënge është xhiruar në Budva, dhe për të po kujdesen produksioni nga Kosova, Entermedia.

Telegrafi ka siguruar disa fotografi ekskluzive nga xhirimet e këtij klipi, i cili sapo edhe është publikuar.

Exit mobile version