Duke folur për Goal Arabia, Lionel Messi ka renditur 11-shen më të mirë që përbëhet nga ish-bashkëlojtarët e tij.
Edhe pse shumica e zgjedhjeve nuk janë aspak befasuese, disa prej tyre mund të duken të çuditshme për tifozët e Barçës, veçanërisht kur shihni se kush është shpërfillur.
Disa tifozë mund të habiten kur shohin Javier Mascheranom në vend të Gerard Pique, por bashkëkombësi i Messit luajti një rol kyç në udhëtimin e Argjentinës në finalen e Kupës së Botës 2014, prandaj është zgjedhur.
Megjithatë, surpriza më e madhe është Kylian Mbappe, duke zënë vend përpara Thierry Henry.
Mbappe është i vetmi lojtar në 11-shën që nuk ka luajtur kurrë për Barcelonën.
Portier: Marc-Andre ter Stegen
Mbrojtës: Dani Alves, Javier Mascherano, Carles Puyol, Jordi Alba
Mesfushorët: Xavi, Andres Iniesta, Ronaldinho
Sulmuesit: Neymar Jr, Kylian Mbappe, Luis Suarez
/Telegrafi/