Leo, Gjesti, Xheneta dhe Gresa kanë organizuar një ‘prank’ për banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Ata kishin planifikuar të mashtrojnë banorët duke i bërë të besojnë se çmimi i madh do të rritej në 10 mijë euro.
Gjatë një bisede, ata ranë dakord që të mblidhnin banorët dhe t’u jepnin një informacion të rremë, duke lexuar një zarf që ata pretendonin se ishte sjellë nga “Vëllai i Madh”.
Gjesti dhe Leo, me ndihmën e Xhenetës dhe Gresës, realizuan këtë shaka. Xheneta mbante një ‘zarf të bardhë’ dhe lexoi një detyrë nga “Vëllai i Madh” për të gjetur një pako të fshehur brenda shtëpisë brenda 15 minutash.
Sipas rrengut të tyre, nëse kjo “sfidë” do të përfundonte me sukses, do të shtoheshin 10.000 euro në çmimin final.
Megjithatë, disa banorë, si Sara dhe Drenusha, nuk e besuan dhe dyshuan për autenticitetin e letrës, duke thënë se ajo dukej e vjetër.
Edhe Lela shprehu dyshime dhe ironizoi me Drilonin, i cili ishte më entuziast për të kërkuar pako. /Telegrafi/