Site icon Telegrafi

Lent paralajmëron këngën “FREMD”, publikon sekuenca nga xhirimet e klipit

Lent (Foto: Instagram/lentoffiziell)

Rep-artisti me prejardhje nga Peja, Lent, ka filluar të jetë mjaft i kërkuar nga publiku i gjerë.

Krejt kjo, për shkak të veçantisë në interpretimin e projekteve muzikore dhe paraqitjeve të shkëlqyera skenike.

Në një postim në rrjetin social Instagram, reperi ka bërë të ditur se tashmë ka të gatshëm projektin tjetër muzikor.

“FREMD” titullohet kënga, e cila do të publikohet me 24 korrik, nën përkujdesjen e Daminbeats.

Lexo po ashtu Lent, rep-artisti i ri shqiptar që po debuton në tregun ndërkombëtar

I veshur me plot stil, 18-vjeçari është shfaqur edhe nga xhirimet e klipit, ndërsa shihet duke u shëtitur me makinë.

Vlen të përmendet se artisti i ri shqiptar, ka arritur të bëjë duet edhe me reperin e njohur austriak, Raf Camora.

Përpos kësaj, edhe mini-albumi “10” nga ai është pritur mjaft mirë nga adhuruesit e muzikës së tij. /Telegrafi/

Exit mobile version