Telegrafi

Lennox Lewis ka një këshillë për Anthony Joshuan pas humbjes së papritur nga Andy Ruiz

Andy Ruiz vs Anthony Joshua (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Anthony Joshua pësoi një humbje të papritur nga Andy Ruiz.

Sundimtari i boksit botëror u rrëzua në raundin e shtatë dhe në këtë formë ia dorëzoi të gjitha titujt boksierit meksikan në New York.

Lennox Lewis, boksieri legjendar britanik, beson se Joshua, i cili ishte i pamposhtur deri në këtë ballafaqim, duhet ta ndryshojë menjëherë trajnerin.

“Unë mund të them vetëm se nuk mund të shkosh në kolegj me një mësues të klasës së tretë. Nuk do të kenë përgjigje që ju duhen në atë nivel. Atëherë keni nevojë për një profesor”, tha ish-kampioni i boksit.

“Trajneri McCracken nuk mund të jetë i përshtatshëm për stilin që Joshua ka nevojë për të luftuar. Unë isha në një situatë të ngjashme, ndryshova trajnerin dhe ai më tregoj se si mund ta marr maksimumin prej vetvetes. Kundër Ruizit ishte e qartë se nuk ishte i gatshëm Joshua”, tha ish-kampioni botëror.

Ndryshe, mediat britanike raportojnë se Joshua nuk e ka ndërmend t’i marrë këshillat e Lewisit, madje, nuk e ka marr në konsideratë mundësinë e shkarkimit të McCracken, i cili e ndihmoi edhe në kohën kur boksieri ishte amator. /Telegrafi/