Telegrafi

Lenjani pritet të bëhet me skuadër të re

Ermir Lenjani duket se do t’i japë fund së shpejti vuajtjeve në aspektin sportiv.

Pas një viti të tmerrshëm tek Rennes, duke mos luajtur fare, mesfushori kuq e zi do të zyrtarizohet së shpejti tek skuadra e re.

Së fundmi në Zvicër është raportuar se këmbëshpejti ka filluar bisedimet me skuadrën e njohur zvicerane Sion.

Trajneri i ri i Sionit, Paulo Tramezzani ka kërkuar nga klubi me çdo kusht transferimin e Lenjanit.

Gjilanasi ka mbetur lojtar i lirë pasi kontrata me klubin francez Rennes ka skaduar me 30 qershor.

Bisedimet mes palëve kanë avancuar dukshëm dhe duket se Lenjani do të rikthehet përsëri në Zvicër.

Për 27-vjeçarin interesim kishin shprehur edhe disa skuadra turke dhe greke. /Telegrafi/