Telegrafi

Lenjani nuk largohet nga Rennes

Ermir Lenjani duket se do të qëndrojë te Rennes, pasi që kishte refuzuar largimin para pak ditësh.

Anësori i kombëtares shqiptare luajti javën e shkuar, krejt papritur, ndërsa është grumbulluar sërish për sfidën e fundjavës në Montpellier, me trajnerin Christian Gourcuff.

Lenjani është tubuar nga trajneri dhe pritet që të luajë përsëri, shkruan Sportal.al.

Klubi francez duket se ka vendosur ta mbajë përfundimisht Lenjanin dhe kjo kuptohet edhe nga lëvizjet e trajnerit Gourcuff , i cili për ndeshjen e nesërme nuk ka grumbulluar shumë lojtarë.

Shumë futbollistë duan largimin dhe për këtë Lenjanit mund të mbetet përfundimisht te skuadra kuqezi.