Ermir Lenjani është kthyer përsëri të luajë me Kombëtaren shqiptare, fanellën e të cilës për herë të fundit e kishte veshur në tetor, në duelin kundër Spanjës.
Futbollisti që atëherë ka luajtur vetëm 1 ndeshje me klubin e tij dhe në “SuperSport” pranoi se lumturia më e madhe që kishte sot ishte se më në fund kishte luajtur përsëri.
“Mendoj që pjesa e parë ishte shumë e mirë, kishim lojën në dorë. Kishim shumë raste. Edhe unë jam shumë i lumtur se kam një vit pa luajtur dhe pata një rast që ishte topi shumë para pasi gjuajti Sokoli”.
“Kështu është futbolli, të gjithë vitin nuk më ka ecur, erdhi edhe kjo. Tani të shohim Izraelin”.
“Nuk ka ndryshuar shumë. Normalisht në aspektin e lojës. Por pak edhe se sot provuam një sistem tjetër me 3-5-2 dhe pjesa e parë shkuam mirë”.
“Në pjesën e dytë na ranë fuqitë dhe nuk mundëm më. Disa lojtarë kanë luajtur pak gjithë sezonin. Të shohim përpara”.