Telegrafi

Lenjani krenar me Policinë e Kosovës që ndaloi trenin serb të futet në Kosovë (Foto)

Pas 18 vjetësh, Serbia u përpoq të lëshojë në qarkullim trenin në linjën Beograd- Mitrovicë.

Por, rrugëtimi i këtij treni nuk preku pikën finale pasi Policia e Kosovës e ndaloi atë të futet në territorin e Kosovës, pasi u cilësua veprim ilegal.

Ky veprim i tyre është përshëndetur edhe nga anësori i Kombëtares së Shqipërisë, Ermir Lenjani.

“Dy vite më parë ne i treguam kush jemi, sot ju treguat forcën. Ju lumtë Policisë së Kosovës. Krenar me ju #EL #JEMINJË”, ka shkruar Lenjani në Facebook. /Telegrafi/