Autori i golit të Shqipërisë në barazimin 1-1 ndaj Islandës në “Air Albania”, Ermir Lenjani, u shpreh se i vjen keq për gabimin e bërë në fund.
Duke folur për “Super Sport”, anësori theksoi se skuadra e tanishme ka më shumë kualitet se ajo e Gianni De Biasit, por sërish nuk po ia dalin të marrin fitore.
“Jam i lumtur që i dhashë golin Kombëtares. E kishim analizuar lojën, por e pësuam me gabimin në fund dhe na vjen shumë keq”, ka thënë ai.
I pyetur se çfarë ndryshon te kjo skuadër nga ajo e De Biasit që atëherë pësonim më pak gola, Lenjani është shprehur: “Në atë kohë nuk kishim lojtarë si tashmë, lojtarë që luajnë në liga të mira, tani kemi më shumë kualitet se në kohën e tij”.
Duke komentuar arsyen e zëvendësimit, ka thënë: “Kisha problem muskulor dhe e kisha të nevojshme ndërrimin”.