Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani duket i gatshëm për sfidën miqësore mes Austrisë dhe Shqipërisë.
Ylli i Shqipërisë para ndeshjes ka postuar një foto në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku shihet fanella e bardhë e Kombëtares.
Pas postimit të fotos, mesfushori i majtë nga Kamenica, ka marrë përkrahje të madhe nga adhuruesit e tij të cilët i kanë uruar sukses në përballje me austriakët.
Kujtojmë që Lenjani është njëri nga lojtarët më të dashur për trajnerin De Biasi, pasi aksionet e Shqipërisë më shumë rrjedhin nga këmbët e tij. /Telegrafi/
Matchday! 🇦🇱#Austria #vs #Albania #KuqeZi #EL3
Posted by Ermir Lenjani on 2016-03-26