Telegrafi

Lenjani flet pas fitores: Nuk ishte lojë shumë e mirë, shpresoj që ndaj Anglisë të shkruajmë historinë

Shqipëria ka marrë tri pikët e para në kampanjën kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’.

Kombëtarja shqiptare triumfoi në udhëtim te Andorra me rezultat minimal 0-1.

Golin e vetëm në këtë takim për kuqezinjtë e shënoi mbrojtësi i majtë, Ermir Lenjani.

Pas ndeshjes, anësori nga Kamenica ka thënë se është krenar me paraqitjen e tij dhe që ndihmoi ekipin për fitore.

“Gol pas shtatë vitesh? U ndjeva shumë mirë. Jam krenar që ndihmova shokët e mi për të marrë fitoren”.

Tutje Lenjani deklaroi se shpresojnë që ndaj Anglisë të marrin rezultat pozitiv.

“Nuk ishte lojë shumë e mirë. Duhet të analizojmë me kujdes se çfarë mund të bëjmë më mirë për ndeshjen me Anglinë. Shpresoj që të shkruajmë historinë!

“Në këtë pozicion ndihem shumë mirë. Trajneri më dha besimin dhe u mundova të bëja sa më mirë dhe nuk më doli keq mendoj”, tha Lenjani. /Telegrafi/