Përfaqësuesi i kompanive private, Kemal Muriq, tha sot se zyrtarisht i kanë dorëzuar kërkesë kryeministrit Dimitar Kovaçevski për takim.
“Përfaqësuesi ynë dhe drejtori i “Sloboda Prevoz” Lenin Jovanovski merr rolin në negociatat me Qeverinë. Nuk do të thotë se nuk do të përfshihemi përmes përfaqësuesve, por kredencialet që më janë dhënë deri më sot po mbarojnë. Tani po kalon në nivel institucional.
Tani e tutje ju drejtoj në adresën e drejtorit Jovanovski për të gjitha hapat e mëtutjeshëm”, tha Muriq.
Ai ka theksuar se ende nuk kanë një datë konkrete për takimin, por pret që kjo të ndodhë shumë shpejt.
“E përmbushëm apelin e kryeministrit për lirimin e udhëkryqeve dhe heqjen e bllokadave”, tha Muriq dhe shtoi se kërkesa e tyre parësore është borxhi nga NTP Shkup, si dhe dinamika e pagesës.
Nga mbrëmë bulevardi “Ilindenska” është i kalueshëm pasi transportuesit kanë larguar autobusët, të cilët që prej ditësh ishin parkuar para Bashkisë së Shkupit./Telegrafi/