Lëngjet e frutave duhet të hiqen nga lista e rekomanduar e gjërave të shëndetshme, thotë një studim.
“Action on Sugar”, grup i specialistëve të të ushqyerit, me seli në Britani, thotë se shumë lëngje për fëmijë përmbajnë së paku gjashtë lugë sheqer – më shumë se Coca Cola – dhe vijnë në kartona më të mëdhenj seç rekomandohet.
“Shumë prindër vazhdojnë të blejnë lëngje frutash për fëmijët e tyre, duke menduar se zgjedhin prodhime të shëndetshme; fëmijëve duhet t’iu jepen lëngje sa më pak që të jetë e mundur”, thotë specialistja e të ushqyerit, Kawther Hashem, raporton BBC, transmeton Rel.
Sipas saj, lëngu i frutave duhet të jetë një pije e rastit dhe jo e përditshme. /Telegrafi/