Site icon Telegrafi

Lenglet: Më në fund mbaroi çështja Neymar, jemi lehtësuar

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Clement Lenglet e ka pranuar se tani ka një lehtësim pas mbylljes së afatit kalimtar veror.

Thashethemet për rikthimin e Neymarit te Barcelona ishin prezent gjatë gjithë verës.

Shumë lojtarë të ekipit të parë u përfshin në bërjen pjesë e marrëveshjes për të rikthyer yllin e PSG-në në Camp Nou.

Lexo po ashtu Neymar ka qarë kur e ka mësuar se do të qëndronte te Paris Saint-Germain

Megjithatë, një transferim i tij nuk u materializua dhe Lenglet ka thënë se është i lumtur që thashethemet e Neymar kanë mbaruar tashmë.

“Neymar? Kishte shumë thashetheme. Ishte një periudhë shumë e egër për klubin”.

“Më në fund mbaroi. Në këtë mënyrë ne mund të punojmë pak më lehtë”, ka thënë Lenglet. /Telegrafi/

Exit mobile version