Mbrojtësi i Barcelonës, Clement Lenglet, thotë se ka mundur të bashkohet me Juventusin në vitin 2012.
Lenglet ka bërë lëvizjen e madhe në Barcelonë, para se të kalojë një kohë te Nancy dhe Sevilla.
Francezi e pranon se karriera ndoshta nuk ka mundur të jetë kështu siç është nëse do të kalonte në Torino.
“Isha në Nancy dhe do të luaja vetëm tre muaj në divizionin e dytë francez, kur Juventusi erdhi për të nënshkruar me mua”.
“Sidoqoftë unë isha 18 vjeç dhe kisha vetëm disa muaj në futbollin profesional. Me mbrojtjen e Juventusit, atëherë nuk do të kisha luajtur apo zhvilluar”.
“Nuk ishte një kohë e mirë për t’u larguar nga klubi im. Jam shumë i lumtur me vendimin që kam marrë, sepse unë u bashkova me një klub shumë të madh”, deklaroi Lenglet.
Lenglet që nga Sevilla ka kaluar te Barcelona ende nuk e ka bërë debutimin e tij me kombëtaren franceze me të cilën ka luajtur në të gjithë grupmoshat. /Telegrafi/