Katër kamionë që përmbajnë rreth 60 trupa janë zbuluar jashtë një shtëpie funerali në New York pasi dikush raportoi për “lëngje që po kullonin nga kamionët”, tha një zyrtar i zbatimit të ligjit për CNN.
Po sipas CNN, përcjell Telegrafi, Shtëpia e Funeraleve Andrew Cleckley ishte e mbingarkuar dhe nuk mbeten hapësira për trupat e vdekur, të cilët ishin në pritje të kremimit dhe i përdorën kamionët për ruajtje, tha të mërkurën një burim i dytë i zbatimit të ligjit.
Të paktën një prej kamionëve ishte pa ngrirje, sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit. Një burim tha se kufomat ishin vënë në akull.
CNN shkruan se ka kontaktuar Shtëpinë e Funeraleve dhe dikush që e identifikoi veten si pronar nuk deshi të komentonte.
Ndryshe, qyteti ka qenë epiqendra e shpërthimit të coronavirusit për javë të tëra, me 17.589 vdekje të konfirmuara dhe të mundshme të Covid-19, sipas faqes së internetit të qytetit.
Autoritetet po presin pajisjet për të zhvendosur kufomat në një kamion më të madh, thanë dy burime.
New York ka kamionë frigoriferikë që shtëpitë e varrimit mund t’i përdorin nëse janë të mbingarkuar, dhe qyteti dërgoi një të tillë të mbajë trupat, raportoi bashkëpunëtori i CNN. /Telegrafi/