Erjola Doçi dhe Ilnisa Agolli kanë qenë dy nga rivalet më të mëdha në Big Brother VIP Albania 3.
Duket se ish-konkurrentet kanë lënë pas hatërmbetjet, për t’u pajtuar me atë se ka qenë thjesht vetëm lojë.
Në emisionin ‘Top Arena’, ato i shtrinë dorën njëra-tjetrës e më pas edhe u përqafuan.
Ky ka qenë një moment që u komentua nga të gjithë pasi edhe nuk pritej.
Big Brother i këtij viti ka bërë bujë të madhe me personazhet dhe me lojën që kanë zhvilluar.
Fituese në këtë edicion u shpall aktorja Egla Ceno.
Në vend të dytë u rendit Julian Deda, kurse në vend të tretë Romeo Veshaj. /Telegrafi/