Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se në Graçanicë, një person ka penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës.
“I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, pasi që ka qenë jokooperativ dhe ka lënduar një zyrtar policor.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/