Më 6 nëntor 2021, rreth orës 14:25, në rrugën “Nexhat Fanaj” në Prizren, drejtuesi i automjetit Mercedes (kamionët) me targa vendore, shkaktoi një aksident trafiku, i cili ishte duke lëviz përgjatë rrugës “Nexhat Fanaj”, lagjen Bajram Curri në Prizren dhe ky vozitës kur arrin përball shkollës fillore “Fatmir Berisha”, e godet fëmijën (nxënësin) që kishte qene duke lëviz në atë pjesë të rrugës dhe pas goditjes vozitësi me automjetin e tij largohet në drejtim të panjohur.
Në njoftimin e Policisë thuhet se drejtuesi i automjetit nuk u ndal në vendin e aksidentit, duke mos i ofruar ndihmë viktimës.
“Prindi e dërgoi ne emergjencën rajonale në Prizren, pas tretmanit mjekësor viktima është liruar në shtëpi”, thuhet në njoftim.
Zyrtarë profesional nga Njësia e komunikacionit rrugor në Prizren, e hetuan rastin duke bërë verifikimin e automjetit dhe personit, e ndaluan të dyshimtin dhe e intervistuan për shkaktimin e aksidentit me lëndime dhe ikje nga vendi i ngjarjes.
Në lidhje me rastin është informuar prokurori i Shtetit i cili urdhëroj që rasti të hetohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/