Telegrafi

Lëndohet ylli gjerman dhe humbet Euro 2024, Nagelsmann e fton Emre Canin

Julian Nagelsmann ka marrë një lajm të rëndë vetëm dy ditë para se të nisë Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’.

Trajneri i Kombëtares së Gjermanisë është dashur të bëjë ndryshime në listë.

Mesfushori i talentuar i Bayern Munich, Aleksandar Pavlovic është larguar nga lista finale.

“Aleksandar Pavlovic do të humbas Euro 2024 për shkak të bajameve”, ka shkruar Bild.

Mediumi gjerman ka raportuar se trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann e ka thirrur Emre Canin si zëvendësues të Pavlovic.

Can i cili ishte në Kosovë dhe në Shqipëri së fundmi ka lënë pushimet në gjysmë dhe është nisur drejt Gjermanisë, ku do t’i bashkohet Kombëtares. /Telegrafi/