Site icon Telegrafi

Lëndohet Shkëlzen Gashi

Dëmtohet Shkëlzen Gashi, por nuk ka alarm.

Sulmuesi kuqezi ka pësuar një kontraktim në puplën e këmbës së djathtë dhe dje pas disa minutash stërvitje e ndërpreu këtë të fundit, pasi ndjeu dhimbje të forta.

Burime të “Panorama Sport” pranë lojtarit treguan dje se dëmtimi është i lehtë dhe deri të shtunën Gashi mund të jetë gati.

Nga ana tjetër, mesfushori Ledjan Memushaj nuk u stërvit për shkak të një dëmtimi në brinjën e djathtë.

Vlonjati ka ardhur i dëmtuar pikërisht gjatë një ndeshjeje ku është aktivizuar me skuadrën e tij, Pescara.

Exit mobile version