Rey Manaj është lënduar gjatë sfidës Pescara – Chievo.
Manaj u detyrua të largohej në minutën e 67-të për shkak të një dëmtimi në kavilje.
Nuk dihet ende niveli i lëndimit, por pas testeve sot do të qartësohet situata.
De Biasi është në pritje të përgjigjes për sulmuesin, në mënyrë që të bëjë zgjidhjen e duhur pasi në dyshim është edhe Armando Sadiku.
Edhe Sadiku është i lënduar dhe për De Biasin po vështirësohen zgjedhjet, shkruan Telegrafi.
Ndryshe De Biasi e ka gjetur veten në një valë të kritikash ndaj tij, për shkak të mos ftesës së Shkëlzen Gashit. /Telegrafi/