Një punëtor ka marrë lëndime të rënda trupor pasi aksidentalisht ishte lënduar në vendin e tij të punës.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 12:40 në fshatin Bresje, në Fushë Kosovë.
Siç thuhet në raport, është arrestuar pronari dhe mbikëqyrësi i firmës.
“Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që aksidentalisht ishte lënduar në vendin e tij të punës. Viktima është dërgua në QKUK dhe sipas mjekut, gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. Është arrestuar pronari dhe mbikëqyrësi i firmës të dyshuarit meshkuj kosovar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/