Telegrafi

Lëndohet rëndë një person në Gjakovë, e godasin me shkop bejsbolli dhe thikë

Foto: Ilustrim

Një person ka marrë lëndime të rënda trupore pasi është goditë me shkop bejsbolli dhe thikë nga dy persona të tjerë.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 03:05 në rrugën “Sylejman Hadum”, në Gjakovë.

Siç thuhet në raport, viktima sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë.

“Është raportuar se viktima mashkull  kosovar ishte dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë për shkak të lëndimeve që ia kishin shkaktuar duke e goditë me shkop bejsbolli dhe thikë dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Viktima sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Te dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim te prokurorit janë dërguar ne mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/