Site icon Telegrafi

Lëndohet rëndë një motoçiklist në afërsi të Kumanovës

Një motoçiklist është lënduar rëndë në një aksident trafiku i cili ka ndodhur mbrëmë rreth orës 17.20 në rrethinën e Kumanovës, ka njoftuar sot MPB, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Shtetasi turk, 34 vjeçari E.A. i cili ka drejtuar motoçikletën e llojit “Yamaha”, duke dalë nga autostrada Tabanoc-Shkup, me qëllim që të kyçet në rrugën magjistrale Kriva Pallankë-Kumanovë, e ka humbur kontrollin, ka kaluar në anën e majtë të rrugës dhe ka goditur një automjet të llojit “Tavria” të drejtuar nga kumanovari 58 vjeç Т.А..

Shtetasi turk ka marrë lëndime të rënda trupore dhe pas ndihmës së dhënë në spitalin e Kumanovës është transferuar në Qendrën urgjente në Shkup.

SPB e Kumanovës ka kryer hetim në vendin e ngjarjes./Telegrafi/

 

Exit mobile version