Njëri ndër mbrojtësit më të talentuar në futboll, francezi Aymeric Laporte është lënduar.
Mbrojtësi i skuadrës spanjolle Athletic Bilbao fillimisht ishte grumbulluar nga Përfaqësuesja A e Francës, por pastaj u la i lirë për të luajtur me atë U21.
Në ndeshjen mes Francës U21 dhe Skocisë U21, Laporte u lëndua dhe u detyrua ta lë fushën.
Pas kontrolleve mjekësore u zbulua se Laporte ka pësuar një frakturë në këmbën e djathtë dhe pritet të mungojë për disa javë.
Ky është një lajm i hidhur për Athletic Bilbaon, pasi Laporte është shtylla e mbrojtjes tek skuadra baske. /Telegrafi/