Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos ka pësuar një lëndim dhe rrezikon të mungojë në El Clasico kundër Barcelonës.
Qendërmbrojtësi i Real Madridit ka pësuar një lëndim në shpinë gjatë ndeshjes miqësore mes Spanjës dhe Italisë.
Andaj, ai nuk do të jetë në dispozicion për miqësoren e radhës ndaj Rumanisë, por do të kthehet në Madrid.
“Los Blancos” do të shpresojnë në rikuperimin e tij para udhëtimit tek Barcelona të shtunën e javës së ardhshme.
Edhe te Barcelona, Ivan Raketic është në pikëpyetje për ndeshje me Real Madridin.