Site icon Telegrafi

Lëndohet Paulo Dybala, një muaj jashtë fushës

Juventus ka shënuar fitore të vështirë në udhëtim ndaj Caglarit.

Kampioni aktual i ligës elitare italiane triumfoi si mysafirë me rezultat 1-0 ndaj Cagliarit.

Por, bardhezinjtë kanë marrë një lajm të hidhur nga stafi mjekësore sa i përket gjendjes shëndetësore të Paulo Dybalas.

Ky i fundit braktisi ndeshjes e djeshme në të 50 minutë për tu zëvendësuar nga asistuesi i golit të vetëm, Douglas Costa.

Momenti kur argjentinasi pëson tërheqjen muskulore

Gazzetta dello Sport raporton se argjentinasi pësoi një lëndim muskulor dhe tani pritet që ta humbë ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Tottenham Hotspurs.

Theksojmë se Juve do të përballet me skuadrën angleze më 13 shkurt në qytetin italian të Torinos.

Ndryshe, 24-vjeçari deri më tani për kampionët ka pasur 84 paraqitje dhe ka shënuar 44 gola. /Telegrafi/

Exit mobile version