Veterani i San Antonio Spurs, Pau Gasol, ka pësuar një frakturë në gishtin e dorës së majtë.
Këtë lëndim në metakarpalin e dorës me të cilën nuk gjuan e ka pësuar pak minuta para duelit ndaj Denver Nuggets duke detyruar të lëshojë parketin.
Gasol dëmtimin e pësoi në nxehje para duelit që do të duhej të ishte i 40-ti si startues edhe pse luajti më pak minuta se sa mesatarja e tij e karrierës, shkruan Telegrafi.
I konsideruar si pasardhës i Tim Duncan e zëvëndësues i tij, ai shënoi 11.7 pikë mesatarisht këtë sezon në 51 për qind saktësi të gjuajtjeve – 46.5 për qind nga vijai për tri pikë. /Telegrafi/
@JMcDonald_SAEN this picture appears to tell us the story… pic.twitter.com/RwU31QQ0F1
— Lance (@lancen34) January 20, 2017