Site icon Telegrafi

Lëndohet një punëtor në Prizren

Foto: Ilustrim

Një person ka pësuar lëndime trupore derisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 13:10 në fshatin Petrovë, në Prizren.

Tutje bëhet e ditur se në lidhje me rastin është njoftuar edhe Inspektorati i punës.

“ Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull  kosovar pasi i njëjti ishte lënduar gjersa ishte duke punuar në vendin e tij të punës. Në lidhje me rastin është njoftuar edhe inspektorati i punës”, thuhet në raport.

Ndërsa, viktima është dërguar në tretman mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Exit mobile version