Një punëtor 23-vjeçar ka rënë sot nga një ndërtesë derisa ishte duke punuar.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 16:00 kemi pranuar informacion se një person ka rënë nga një ndërtesë në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë , derisa ishte duke punuar”, ka thënë Ahmeti për Telegrafin.
Zëdhënësja Ahmeti tha se personi i lënduar me inicialet M.M është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Ndërsa me rastin po merren njësitet policore nga stacionin qendra. /Telegrafi/