Një punëtor derisa kishte qenë duke punuar – shtruar kubza betoni kishte lënduar dorën dhe nga pronari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 08:30, në Ferizaj.
Sipas raportit të policisë, njësitë relevante të policisë dhe inspektorët e punës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. /Telegrafi/