Një incident ka ndodhur në Mitrovicën Veriore pas pas zbulimit të shtatores së Car Llazarit.
Zëvendësdrejtori i Policisë, Besim Hoti e ka konfirmuar për Klan Kosovën incidentin e ndodhur.
“Menjëherë pasi është zbuluar shtatorja e Car Llazarit ka ndodhur një incident”.
“Dy grupe – njëri me përkrahës të Marko Gjuriq, kurse grupi tjetër me kundërshtues të tij – kanë filluar të fjalosen, ndërsa policia ka intervenuar që t’i ndajë”.
“Një person është lënduar”.
“Ai është polic i Policisë së Kosovës, i nacionalitetit serb”.
“Sot ishte në rroba civile dhe jashtë detyrës zyrtare”.