Site icon Telegrafi

Lëndohet një polic, gjatë arrestimit të dy personave në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Dy persona të dyshuar janë arrestuar natën e kaluar në Prishtinë. Të njëjtit besohet se pas një mosmarrëveshje në trafik kanë sulmuar fizikisht viktimën përderisa gjatë arrestimit është lënduar edhe një zyrtar policor i cili mori tretman mjekësor, njofton policia.

Nga njëri prej të dyshuarve ka konfiskuar një armë të ftohtë-thikë dhe me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar, kurse rastit mbetet të hetohet. /Telegrafi/

Exit mobile version