Site icon Telegrafi

Lëndohet një polic dhe nëntë emigrant në kufirin greko-maqedonas

Pas incidentit në të cilënn refugjatët në shenjë proteste filluan të hedhin gurë dhe shembën një pjesë të gardhit në kufirin greko-maqedonas, transmeton Telegrafi.

Mijëra burra, gra dhe fëmijë janë ulur në vijën hekurudhore këtë pasdite dhe kanë vazhduar protestën e tyre kërkojnë nga policia maqedonase të vazhdojnë rrugën për në Evropën perëndimore.

Në incidente, për të qetësuar situatën, policia ka përdorur gaz lotsjellës, duke plagosur nëntë persona, përfshirë tre gra, ndërsa 15 janë transferuar menjëherë në kampin e mjekëve pa Kufij duke u ankuar për probleme me frymëmarrjen për shkak të gazit lotsjellës.

Nga MPB informohet se gjatë intervenimit policor, një polic është lënduar.

Në trafikun e plotë hekurudhor Greqi drejt Maqedonisë është bllokuar. /Telegrafi/

Exit mobile version