Site icon Telegrafi

Lëndohet një person në Mitrovicë nga rënia e gurëve nga një tarracë, disa persona ishin duke e pastruar

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është lënduar si pasojë e rënies së disa gurëve nga një tarracë e një banese, në të cilën disa persona  kishin qenë duke pastruar.

Rasti ka ndodhur të premten, në ora 17:30 në veri të Mitrovicës.

“Rr. Kolashini, Mitrovicë 06.09.2024 – 17:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është lënduar si pasojë e rënies së disa gurëve nga një tarracë e një banese, në të cilën disa persona kishin qenë duke pastruar…”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin viktima  është dërguar në tretman mjekësor, ndërsa rasti i nënshtrohet procedurave hetimore. /Telegrafi/

Exit mobile version