Site icon Telegrafi

Lëndohet në vendin e punës, vdes një javë pas 23 vjeçari nga Peja

Një 23 vjeçar nga komuna e Pejës, ka humbur jetën të dielën si pasojë e lëndimeve që kishte marrë një javë më parë në vendin e punës.

Milor Belegu kishte pësuar lëndime në vendin e tij të punës teksa po punonte në ndërtimtari, si pasojë e këtyre lëndimeve ai ka ndërruar jetë në QKUK.

Lajmin e ka konfirmuar për media, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj. Ai ka thënë se viktima ka qenë i shtruar në spital që nga data 19 gusht, dhe nuk ka mundur tu përballoj lëndimeve që ka marrë.

Ndryshe policia ka lëshuar  komunikatë për media lidhur me këtë rast.

“Policia e Kosovës përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, mbrëmjen e kaluar nga QKUK –Prishtinë ka pranuar njoftimin se ne repartin intensiv ka ndërruar jetë viktima M.B. (1994), i cili ishte i hospitalizuar me datë 20 gusht, pasi duke punuar në ndërtimtari ishte rrëzuar dhe kishte marrë lëndime të rënda trupore me datë 19 gusht, në fshatin Kashicë- Komuna Istog.

Lidhur me ketë është informuar prokurori i shtetit i cili urdhëron qe te intervistohen familjaret rreth ndonjë dyshimi të mundshëm ne rast.

Rasi është cilësuar si “Hetim i vdekjes”. Hetuesit policor kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit dhe trupi ju lirohet familjarëve. Rasti mbetet nën hetim”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Exit mobile version