Site icon Telegrafi

Lëndohet në vendin e punës, dërgohet në QKUK për trajtim mjekësor

Foto: Ilustrim

Një person është lënduar në vendin e punës në fshatin Semajë të Kaçanikut.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Është raportuar se viktima mashkull derisa ka qenë duke punuar në një kompani është rrëzuar nga një lartësi prej 3-4 metra dhe ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor si dhe janë njoftuar njësit relevante për trajtimin e rastit”, thuhet në raporti. /Telegrafi/

Exit mobile version