Site icon Telegrafi

Lëndohet në vend të punës një person në Fushë Kosovë

Foto: Ilustrim

Një person ka pranuar tretman mjekësor në QKUK pasi që dyshohet se derisa ka qenë duke punuar në vendin e tij të punës është lënduar me një xham dhe ka pësuar lëndime trupore.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 16:00 në rrugën e Pejës, në Fushë Kosovë.

Tutje në raport, thuhet se në lidhje me rastin është intervistuar pronari i lokalit mashkull kosovar.

“Raportohet se viktima mashkull  kosovar ka pranuar tretman mjekësor në QKUK pasi që i njëjti dyshohet se derisa ka qenë duke punuar në vendin e tij të punës është lënduar me një xham dhe ka pësuar lëndime trupore. Në lidhje me rastin është intervistuar pronari i lokalit mashkull kosovar. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/

 

Exit mobile version