Luka Modric është lënduar dhe këtë gjë e ka konfirmuar skuadra e tij Real Madrid.
Ylli kroat ka humbur ndeshjen e La Ligas që Real Madrid do ta zhvillojë në shtëpi ndaj Eibarit.
Lajmin e ka konfirmuar vetë gjiganti spanjoll nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Twitter’.
Lëndimi i kroatit në stërvitje mund t’ia humbë atij edhe përballjen me Kombëtaren e Kroacisë përballë Kosovës më 6 tetor.
Ky lajm është i mirë për Përfaqësuesen tonë pasi Modric është futbollisti më i mirë kroat. /Telegrafi/