Telegrafi

Lëndohet Messi, nuk udhëton në SHBA me Barcën

(Foto: Getty Images/Guliver/FC Barcelona/Twitter)

Barcelona e ka mirëpritur Lionel Messin në stërvitje të hënën, pas pushimeve që i kishte marrë për shkak të Copa America, mirëpo qëndrimi i tij nuk zgjati shumë.

Ai pësoi një lëndim në muskulin e pasmë të kërcirit të këmbës së djathtë dhe kjo do të thotë se nuk do të udhëtojë me pjesën tjetër të skuadrës në SHBA.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Lionel Messi

“Messi, i cili është kthyer në stërvitje nga pushimet të hënën, është tërhequr nga seanca për shkak të problemit në këmbën e djathtë”.

(Foto: FC Barcelona/Twitter)

“Ekzaminimet kanë treguar shkallë të parë të tendosjes në muskulin e pasmë të kërcirit për argjentinasin”.

“Messi do të qëndrojë në Barcelonë dhe nuk do të udhëtojë në SHBA për turneun e klubit. Kthimi i tij në aksion do të diktohet nga shërimi prej lëndimit”, thuhet në një njoftim të Barcelonës. /Telegrafi/