Lionel Messi ka pësuar një lëndim në ndeshjen e javës së nëntë të La Ligas ndaj Sevillas.
Ylli argjentinas ka asistuar në golin e parë të shënuar nga Philippe Coutinho, teksa ka shënuar vet për epërsinë 2-0.
Megjithatë, jo gjithçka ka shkuar mirë për kapitenin e Barcelonës në këtë ndeshje.
Kjo pasi Messi ka pësuar një lëndim në dorë, i cili e ka detyruar ta lëshoj fushën në pjesën e parë të ndeshjes.
Messi u lëndua gjatë një dueli me bashkëkombësin e tij, Franco Vazquez.
Kështu, Messi u detyrua të dalë nga ndeshja në minutën e 26-të, ndërsa në vend të tij u inkuadrua Ousmane Dembele.
https://twitter.com/maxcdesign/status/1053726199447470084
Deri më tani nuk dihet për lëndimin e argjentinasit, por tifozët e Barcelonës shqetësohen për të, pasi mund të mungojë në Ligën e Kampionëve të mërkurën në shtëpi ndaj Interit.
Kjo do të ishte brengosëse edhe për trajnerin Ernesto Valverde, pasi sipas mediave spanjolle Messi mund të mungojë edhe në El Clasico ndaj Real Madridit më 28 tetor. /Telegrafi/