Mesfushori i Juventusit, Sami Khedira, do të mungojë në ndeshjen miqësore ndërmjet Gjermanisë dhe Anglisë për shkak të lëndimit në nyjën e këmbës.
Mesfushori gjerman ishte përfshirë në skuadrën e Joachim Low për takimin ndaj Tre Luanëve, si edhe për sfidën kualifikuese për Kampionatin Botëror kundër Azerbajxhanit.
Por, të mërkurën është bërë e ditur se ai do të mungojë së paku në njërin prej takimeve, si pasojë e lëndimit.
“Sami Khedira do të mungojë në ndeshjen Gjermani-Angli për shkak të një problemi në nyje”, shkruan në faqen e Die Mannschaft në Twitter.
.@SamiKhedira will miss #GERENG due to an ankle problem. #DieMannschaft pic.twitter.com/iXmFDxk4YO
— German Football (@DFB_Team_EN) March 22, 2017
Serioziteti i lëndimit akoma nuk është bërë i ditur, por mungesa afatgjate e tij do të ishte lajm i keq për Zonjën e Vjetër që përballet me Napolin (në Serie A dhe në Kupën e Italisë), si edhe me Barcelonën në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/