Site icon Telegrafi

Lëndohet Harry Maguire, mund të mungojë ndaj Kosovës

Problemet te kombëtarja e Anglisë nuk kanë të ndalur para ndeshjeve kualifikuese në Euro 2020.

Pas zënkës që kishin Joe Gomez dhe Raheem Sterling, që pasoi me suspendimin e këtij të fundit, ka ardhur edhe një lajm i keq për ‘Tre Luanët’.

Daily Mail raporton se Harry Maguire ka pësuar një lëndim në stërvitje dhe me gjasë do të mungojë në ndeshjen që zhvillohet të enjten ndaj Malit të Zi.

Mediumi anglez bënë të ditur më tej se mbrojtësi i Manchester United mund të mungojë edhe në ndeshjen ndaj Kosovës që zhvillohet më 17 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Lexo po ashtu Maguire mund të jetë mbrojtësi më i shtrenjtë në botë, por turpërohet në stërvitje nga driblimi i Sanchos

Mbrojtësi më i shtrenjtë në botë thuhet se i ka konfirmuar trajnerit Gareth Southagetit se nuk ndihet mirë nga lëndimi dhe iu dashtë që të merrte ndihmë nga stafi mjekësor.

26-vjeçari, u transferua gjatë verës te Manchester Unitedi nga Leicesteri për 80 milionë funte, për t’u bërë mbrojtësi më i shtrenjtë në botë. /Telegrafi/

Exit mobile version