Telegrafi

Lëndohet duke prerë dru, vdes një burrë në Deçan

Foto: Ilustrim

Në Deçan një burrë ka vdekur si pasojë e plagëve që ka marrë gjatë prerjes së drunjve në pyll.

Sipas raportit të policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipim mjekësor.

“Një mashkull kosovar dyshohet se ka vdekur si pasojë e plagëve që ka marrë pasi ka pësuar lëndime trupore gjatë prerjes së drunjve në pyll. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisës. /Telegrafi/